Terrorizon gruan dhe dy fëmijët e mitur, policia mësyn në banesën e korçarit, i gjen dhe arsenal armësh

606
Policia e Korçës ka ndërhyrë në kohë në një ngjarje në fshatin Velitërnë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti të mprehtë në familje. Efektivët e Komisariatit të Korçës kanë arrestuar në flagrancë 38-vjeçarin Festim Kume, banues në fshatin Velitërnë.
Sot në numrin 129 të Policisë ka telefonuar gruaja e tij D.Kume, 37 vjeçe, duke qarë dhe duke kërkuar ndihmën e Policisë pasi bashkëshorti, Festimi po e dhunonte fizikisht atë dhe dy fëmijët e mitur.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Maliq, falë vlerësimit në kohë të telefonatës si edhe veprimeve të shpejta policore kanë shkuar në vendngjarje. Gjatë verifikimeve të kryera rezulton se shtetasi i mësipërm në gjendje të dehur, si dhe në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij të mitur.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shtetasit të mësipërm iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
1 pushkë model 56
3 armë artizanale pistolete,
1 krehër automatiku model 56 si edhe
21 copë fishekë luftarakë, të cilat ky shtetas i posedonte pa lejen e organeve kompetente.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.


Sigal