Mbytet 35-vjeçari Ramiz Aliaj në lumin Buna, në Shkodër

Të dhënat e para flasin se ai ka qenë duke lundruar me varkën e tij, në lum, për të peshkuar, kur papritur varka është përmbysur duke çuar në mbytjen e tij. Ai është Ramiz Aliaj 35 vjeçar, teksa ishte duke lundruar me varkën e tij. 35 vjeçari është nga fshati Vrakë të Malësisë së Madhe të Shkodrës.
Sapo peshkatarët e kanë konstatuar një gjë të tillë, e kanë çuar në spitalin e Shkodrës, pro ai ka qenë i vdekur. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta të policisë, të cilat kanë nisur punën për zbardhjen e detajeve të kësaj ngjarje të rëndë.
NOA