Kufoma e dekompozuar që u gjet paraditen e së martës (16 maj 2017) është djegur dhe i mungojnë një pjesë e gjymtyrëve.
Të dhënat vinë nga policia e Tiranës një ditë pas ngjarjes.
Uniformat blu bëjnë me dije se dje rreth orës 11:00, në pyllin në Kodër-Shupal, është gjetur një kufomë, nga një bari me inicialet K. M.
“Nga veprimet paraprake dhe kqyrja e vendit të ngjarjes, kufoma është e djegur dhe i mungojnë një pjesë e gjymtyrëve” thotë policia.
Policia është në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.