I dënuar edhe më parë, 41-vjeçari plagos me thikë një person në Dibër

240
Sigal

Një 41-vjeçar me iniciale A. I. është ndaluar nga policia gjatë një kontrolli rutinë në Dibër.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi rreth një javë më parë, në datë 18 Maj ka goditur me thikë një person tjetër.

Ai ka qenë i dënuar në Itali me 12 vite burg, për “Vjedhje me armë” e “Tentativë vrasjeje.
Tashmë ai është vënë në hetim në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.

“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Dibër, krahas punës për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve rrugorë, po vijojnë punën për kapjen e personave në kërkim dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme që mund të zhvillohen nëpërmjet akseve rrugore nacionale e rurale.

Në këtë kuadër, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar automjetin që drejtohej nga shtetasi A. I.

Pas verifikimeve të kryera rezultoi se shtetasi A. I. 41 vjeç, (i dënuar më parë në Itali, me 12 vite burg, për “Vjedhje me armë” e “Tentativë vrasjeje”), ishte person i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Dibër, pasi më datë 18.05.2020, në fshatin Çernemë, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin F. K.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore shtetasi A.I u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, njofton policia.