Analisti Bushati- Bashës: Hiqe maskën për përdhosjen që ambasadorët po i bëjnë reformës

294
Sigal

Analisti i njohur Andi Bushati në një reagim në rrjete sociale i është drejtuar kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës.

Ai ka shpërndarë një foto të kreut të PD në momentin ku është takuar me bizneset në Tiranë për tu njohur me shqetësimet e tyre të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

“Fol o Luli fol, hiqe maskën për përdhosjen që ambasadorët po i bëjnë reformës se nuk je kryetar i partisë republikane” ,- shkruan Bushati.