KE  nuk njeh certifikatat shqiptare të vaksinimit

349
Sigal

Komisioni Europian nuk njeh certifikatat shqiptare te vaksinimit te leshura  ministria e shendetsise shqiptare, çka do të penalizojë qytetarët për lëvizjen e lirë drejt vendeve të BE-së.  Ndërkohë që Bashkimi Europian do të njohë certifikatat e vendeve fqinjë duke filluar nga Maqedonia, Turqia, Mali i Zi etj. Arsyet e  mosënjohjes  mund të lidhen me  përdorimin e vaksinës kineze por edhe lëshimin e certifikatave të falsifikuara nga ana e institucioneve përgjegjëse në Shqipëri, kundrejt pagesave.

 

Vendet do të lidhen me sistemin e BE -së dhe se certifikatat COVID të lëshuara nga Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Ukraina do të pranohen në BE, nën të njëjtat kushte si Certifikata digjitale e BE -së për COVID

Komisioni Europian nuk njeh certifikatat shqiptare të vaksinimit të lëshuara nga qeveria Rama.Ende nuk dihen arsyet e këtij vendimi, por KE-ja ka njohur ekuivalencën e certifikatës digjitale Covid për Maqedoninë e Veriut, Turqinë dhe Ukrainën. Komisioni Europian miratoi një ditë më parë tre vendime ekuivalente për Maqedoninë e Veriut, Turqinë dhe Ukrainën, të cilat kanë hyrë sot në fuqi. Kjo do të thotë që vendet do të lidhen me sistemin e BE -së dhe se certifikatat COVID të lëshuara nga Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Ukraina do të pranohen në BE, nën të njëjtat kushte si Certifikata digjitale e BE -së për COVID. Në të njëjtën kohë, Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Ukraina kanë rënë dakord të pranojnë Certifikatën digjitale COVID të BE -së për udhëtime nga BE në vendet e tyre. Pjesëmarrja e tyre në Certifikatën digjitale të COVID -it të BE -së do të lehtësojë kështu udhëtimin e sigurt për dhe nga BE. Komisioneri për Drejtësinë, Didier Reynders, tha: ‘Jam i kënaqur të shoh që lista e vendeve që zbatojnë një sistem të bazuar në Certifikatën Digjitale COVID të BE -së po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe ne po vendosim standarde ndërkombëtarisht. Kjo do të ndihmojë në lehtësimin e udhëtimit të sigurt, edhe përtej kufijve të Bashkimit tonë’.

Ne po vendosim standarde ndërkombëtarisht. Kjo do të ndihmojë në lehtësimin e udhëtimit të sigurt, edhe përtej kufijve të Bashkimit tonë

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, theksoi: ‘Ndërsa luftojmë së bashku pandeminë, partnerët tanë janë gjithashtu një pjesë integrale e hapjes së sigurt së bashku. Unë mirëpres Ukrainën, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë në sistemin tonë të Certifikatave Digjitale COVID dhe pres që më shumë fqinjët tanë të lidhen së shpejti’. Tre vendimet e miratuara kanë hyrë në fuqi sot më 20 gusht 2021 dhe janë në dispozicion në internet. Komisioni vazhdon bashkëpunimin me vendet e tjera të treta për t’i lidhur ato me sistemin e BE -së.

Shqiptarët peng i babëzisë, së matrapazve të lidhur me bluzat e bardha

Mosnjohja e certifikatave të vaksinimit për Shqipërinë nga Komisini Evropian, përbën një tjetër skandal të qeverisë dhe të menaxhimit të kësaj situate. Kjo ndodh në të njëjtën kohë kur po ky Komision Evropian njeh certifikatat digjitale për shtetet si Maqedonia e Veriut, Turqia apo Ukraina. Përse ndodh kjo me Shqipërinë? Përse gjithnjë të anatemuar? Përse gjithnjë në fund dhe gjithnjë në vështirësi ekstreme mbijetese, aq më tepër edhe në një rast të tilllë sikur ky, ku luhet me gjënë më të shtrenjtë- jetën? Komisioni Evropian nuk jep arsye, por ne jemi dëshmitarë, që të gjithë, të asaj që ndodh. E para, sepse Shqipëria edhe Kosova përdorën vaksina të pautorizuara sikur ishin vaksinat kineze dhe ato ruse. Dhe asnjëherë nuk u tha mënyra se si ato u morën gjë që shton dyshimet mbi vërtetësinë e efikasitetin e tyre. Sikur nuk u tregua as shuma e parave publike që u shpenzuan(nëse ka pasur një të tillë). E dyta, sepse certifikatat në Shqipëri, pothuaj në të gjitha qytetet kryesore duke filluar me Tiranën, Durrësin, Shkodër, Korçë, Elbasan etj., blihen përkundrejt pagesave që shkojnë nga 50-100 mije leke për çdo certifikatë, pra një korrupsion i shumëfishtë, ku të gjithë palët kërkojnë të përfitojnë sa më shumë. Sigurisht duke u përpjekur të mashtrojnë sa më shumë dhe e gjitha kjo prej babëzisë së pandalshme të qeverisë, e cila ka interes vetëm xhepin e vet. Tek e fundit, e pësojnë qytetarët. Edhe ky mospranim i shtohet listës së gjatë të mosrealizimeve dhe korrupsionit galopant në vend.