Arrestohen dy durrsakë nën akuzën për vjedhje

391
Sigal

Policia e Durrësit në bashkëpunim me Interpol Tiranën ka finalizuar operacionin policor të koduar ‘Hijet e natës’, që ka prangosur dy persona në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin.

Nga burimet zyrtare mësohet se shtetasit A. M., 25 vjeç dhe B. M., 23 vjeç, të dy banues në Manzë të Durrësit, kërkoheshin nga drejtësia italiane për ‘vjedhje me armë’.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Qendrore Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, bënë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit

-A. M., 25 vjeç, banues në fshatin Manzë, Durrës.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Firences në Itali ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij në Korrik 2018, për kryerjen e veprave penale ‘Vjedhja me armë’, ‘Vjedhja’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni u arrestua dhe shtetasi:

-B. M., 23 vjeç, banues në fshatin Manzë, Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Firences në Itali ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij në Korrik 2018 , për kryerjen e veprës penale ‘ Vjedhja me armë’, parashikuar në Kodin Penal Italian.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.