Kuçovë, makina përplas të moshuarin, 80-vjeçari transportohet me urgjencë në spital

32
Sigal

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Kuçovës, ku një 20-vjeçar, duke qarkulluar me automjetin e tij tip Mercedes Benz, dyshohet se ka përplasur një këmbësor në hyrje të qytetit të Kuçovës.

Mësohet se i moshuari ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën kur është kapur me pasqyrën e makinës dhe ka rënë në rrugë.

80-vjeçari me iniciale M.R., është transportuar me ambulancë fillimisht drejt spitalit të qytetit të Kuçovës dhe më pas drejt Spitalit Rajonal Berat. Burimet spitalore bëjnë me dije se i moshuari ndodhet nën këndesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë policie të qarkullimit rrugor, për të kryer veprimet hetimore në vendngjarje. Sipas policisë, shkak për aksidentin mendohet se është bërë lagështira në rrugë dhe mungesa e ndriçimit.

20-vjeçari që dyshohet se shkaktoi aksidentin, shtetasi R.Z, është shoqëruar në polici për të dhënë deklarimet e tij në lidhje me aksidentin.