Krujë, shkëputet një masiv shkëmbor pranë Kalasë

533
Sigal

Një masiv shkëmbor është shkëputur në kalanë e Krujës duke
rrezikut banesat që ndodhen në atë zonë.

Fatmirësisht
nuk ka të lënduar, pasi shkëmbi u shkëput nga pjesa e pasme e kalasë.

Mirëpo
banorët shprehen të shqetësuar dhe thonë se nuk mund të flenë më në banesat e
tyre, nga frika se mund të shkëputen të tjerë masive shkëmbore.

Shtëpitë
që ndodhen përreth kalasë së Krujës rrezikohen të preken. Për këtë arsye, disa
prej banorëve janë strehuar tek të afërmit e tyre.