Asgjësohen 145 rrënjë kanabis pranë Parkut Kombëtar të Llogarasë

588
Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar një sipërfaqe të mbjellë me bimë narkotike kanabis sativa.

Konkretisht, sipërfaqja me kanabis u zbulua në fshatin Dukat pranë Parkut Kombëtar të Llogarasë.

Bëhet fjalë për 145 rrënjë kanabis me lartë 4 cm. Bimët narkotike ishin kultivuar në një tokë pa pronar, ndërkohë që nuk ka asnjë të arrestuar. Janë duke vazhduar hetimet për të identifikuar përgjegjësit.
Sigal