Krimi trondit Shkodrën ekzekutohet në oborr 50-vjeçari

429
Sigal

SHKODËR- Atentatet e parapërgatitur shënojnë një viktimë tjetër, ndërkohë që jeta e qytetarëve vazhdon të jetë e pasigurt. Viktima e radhës është nga qyteti verior i Shkodrës, ku dhe ka ndodhur ngjarja e rëndë. Një 50-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri  në oborrin e shtëpisë ditën e sotme në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 të ditës së mërkurë në lagjen “Shtëpia e Mushkonjës” të këtij. Policia bën me dije se viktima është Ibrahim Mani. 50-vjeçari, baba i dy fëmijëve ka qenë duke punuar në katin e dytë të shtëpisë në ndërtim në momentin që ka venë re dy persona të armatosur që po i drejtoheshin banesës së tij.  Ai ka tentuar të futet në shtëpi, por është qëlluar me breshëri plumbash dhe ka mbetur i vdekur në vend. Nga hetimet paraprake dyshohet që ngjarja të ketë motive gjakmarrje pasi në vitin 1993 kjo familje është përfshirë në një vrasje. Megjithatë, policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

50-vjeçari ishte nga fshati Oblikë i Shkodrës dhe kishte vetëm pak kohë që ishte transferuar në lagjen “Shtëpia e Mushkonjës” ku kishte ndërtuar një shtëpi një katërshe. Priten detaje të reja rreth atentatit, ndërkohë që, qytetarët kërkojnë nga policia garantimin e sigurisë për jetën.

E vrasin dhe e hedhin në kanal 42-vjeçarin

 LUSHNJË- Një 42-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e djeshme në fshatin Plug në Lushnjë.  Sipas policisë, viktima është Taulant Daka. Nga hetimet paraprake rezulton se 42-vjeçari është qëlluar me mjete të forta dhe është hedhur në kanal. Trupi i  tij u gjet nga banorët e zonës, të cilët kanë lajmëruar edhe policinë. Blutë e qytetit të Lushnjës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes. Mësohet se deri në orët e vona të ditës së djeshme, për këtë ngjarje janë shoqëruar për dëshmi mbi 10 persona, por akoma nuk ka të akuzuar për këtë krim të rëndë. Po ashtu, nuk ka asnjë motivacion apo pistë të saktë për këtë vrasje.