Një sirenë mes këngëve e bukurive të qytetit bregdetar të Sarandës

575
Sigal

Nën përkujdesjen e Kryebashkiakut Stefan Çipa, në vend të betonizimit, po kthehen sipërfaqe të gjelbra me vepra arti

 Sarandës, perlës së jugut, përditë po i shtohen hapësirat e gjelbëruara e të lulëzuara, kjo falë politikave të Kryebashkiakut Stefan Çipa, për çlirimin e këtyre hapësirave nga betonizimet e bizneseve tregtare. Brenda këtyre politikave, që po i ndryshojnë fytyrën qytetit, është edhe vendosja e veprave të artit në këto mjedise, sidomos e autorëve të Sarandës. Një nga këto vepra, është edhe figura mitologjike e sirenës vendosur në mjediset e lulishtes më të re tek limani, punuar në mermer nga skulptori sarandjot, Odise Papa. Për etikë dhe në respekt të lexuesit, po themi dy fjalë prezantuese për këtë skulptor. Ka mbaruar akademinë e arteve të bukura në Tiranë më 1992 për skulpturë monumentale, por arti i tij rrjedh edhe nga tradita familjare e gdhendjes së gurit. Thotë me krenari, se ka qenë student i skulptorëve të njohur si Kristaq Rama e Hektor Dule. Sot, punon e jeton në emigracion ku artin e gdhendjes nuk e braktis për asnjë çast dhe fryt i kësaj pune janë ekspozitat e shumta brenda dhe jashtë vendit ku është nderuar me shumë çmime. Arti pamor vjen kështu brenda traditës së tij dhe krahas pjesëmarrjes në 8 ekspozitat e galerisë së Sarandës, është edhe vendosja e kësaj skulpture të sirenës në ambiente publike të qytetit, qëllim ky edhe i vet bashkisë dhe drejtuesit të galerisë, piktorit Lefter Çeko, ku veprat e autorëve të Sarandës të vendosen në parqe dhe lulishtet publike e pse jo edhe në mjediset e hotelerisë dhe bizneseve private. Brenda këtij qëllimi vjen edhe dallëndyshja e parë me krahë të mbarë. Është sirena, një punim në mermer nga Odise Papa, vendosur tek sheshi i limanit, përuruar ditët e fundit. Imazhi që jep kjo skulpturë e mitologjisë, është befasues dhe emocionues, mbresëlënës dhe meditues. Pas kolonave, ku lidhen varkat e peshkimit, vjen edhe ky punim skulpture me motive deti-Sirena, vendosur mes galerisë së arteve dhe muzeut të traditës, thua se bën lidhjen mes artit dhe trashëgimisë popullore, një pikë lidhje e fortë e gjenezës dhe ekzistencës së popullit tonë, duke ardhur si një domosdoshmëri lidhëse midis tyre. Por, shumëkush duke e parë këtë mermer të bardhë nuk i kupton detajet, mesazhet dhe shprehjet e skulpturës. Për këtë,  biseduam me vet skulptorin Odise Papa, i cili u tregua i gatshëm për lexuesin e gazetës “Telegraf”. Artisti na thotë, se koncepti i kësaj vepre është marrë nga vet qyteti i Sarandës ku elementë ka detin, dritën, transparencën dhe motivi më i mirë për ta konkretizuar këtë është sirena. Vetë gdhendja në mermer të bardhë ndihmon për realizimin e qëllimit. Imazhi i sirenës, në fantazinë popullore ekziston dhe kjo fantazi është kthyer në një vepër të bukur nga autori, vepër që ruan raportet mes saj dhe mjedisit, është një vendosje funksionale në këto mjedise karakteristike të limanit të Sarandës, ku hapësirat e gjelbra dhe ato urbane harmonizohen. Mënyra e trajtimit të Sarandës si qytet modern në zhvillimet e kohës ka si paraprijëse artin dhe një shembull është edhe vendosja e kësaj skulpture, që jep dinamizmin, qetësinë, dritën dhe karakterin njohës të qytetit, kjo edhe arsyeja dhe motivimi pse e duam Sarandën dhe e vlerësojmë si ushqim shpirtëror, çlodhës dhe respektim të së bukurës nga vet qytetarët dhe turistët, qytet ku harmonizon traditën dhe ecjen. Njëkohësisht në trajtimin e formës së veprës është përpjekur për sjelljen e dallgës së detit me ekspozimin e përplasjes me një formë të pastër e shprehëse. Këto i japin kësaj vepre nivele të bashkëkohësisë dhe këtë, e japin raportet e detajeve me vëllimin e skulpturës gati 2 -metroshe dhe vendosja e saj në mjediset e lulishtes në tokë pa bazament, direkt në shesh të gjelbëruar, duke krijuar marrëdhënie të reja komunikuese të veprës me komunitetin duke sjellë tek qyteti dhe qytetarët gjuhën e konvecionit mes thjeshtësisë, zhdërvjelltësisë dhe modernitetit. Siç thamë, kjo është dallëndyshja e parë e artistëve të Sarandës që pasurojnë me veprat e tyre mjediset publike të Sarandës duke gjetur edhe mbështetjen totale të Kryebashkiakut Stefan Çipa, të cilin e falënderojnë