Korçë, sekuestrohen 18 kg Cannabis Sattiva

519
Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit : Elton Beko, 37 vjeç, banues në Korçë. Në bazë të një informacioni të siguruar në rrugë policore, gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e efektivëve të Policisë, në stallën e bagëtive të shtetasit të lartpërmendur, me vendndodhje në fshatin Ravonik-Korçë, në dy çanta sportive me ngjyrë të zezë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 3 pako të mbështjella me natriban plastik, me bimë të dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 18 KG. Nga ana e Policisë, po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal.
Sigal