Goditen nga rrufeja, ngordhin 80 dele në Këlcyrë

430
Të paktën 80 bagëti të imta kanë ngordhur pasi janë goditur nga rrufeja. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ballaban të Këlcyrës. Delet ishin duke kullotur në mal në momentin që ra rrufeja. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz. Jugu i vendit është përfshirë ditët e fundit nga një mot i paqëndrueshëm.
Sigal