Një i ri është arrestuar në Vlorë, pasi ishte person i shpallur në kërkim.
Policia vendore bën me dije se ka arrestuar shtetasin Adjel Caushaj, 24 vjeç, banues në Vlorë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas dyshohet të jetë implikuar në ngjarjen e ndodhur më 13 janar 2017, në Ankona të Italisë, ku është kapur një sasi e konsiderueshme lënde narkotike marijuanë prej 2 ton e 530 kg”– sqaron policia.