Presidenti Meta: Mirënjohje Hungarisë për ndihmën bujare ndaj vendit tonë kundër COVID-19

387
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka falenderuar Hungarinë për ndihmën që ka sjellë në Shqipëri për ekipet mjekësore. “Mirënjohje Hungarisë mike dhe aleate të përhershme të shqiptarëve, për solidaritetin dhe ndihmën bujare konkrete që i dha sot vendit tonë në mbështetje të luftës kundër COVID-19, duke na dhuruar 100 mijë maska dhe 5 mijë veshje mbrojtëse mjekësore.
Falenderoj Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, z.Péter Szijjártó që shprehu sot nga Tirana vullnetin për forcimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht kundër pandemisë, kësaj të keqeje të përbashkët. 🇦🇱🤝🇭🇺”, shkruan Presidenti Meta në Facebook.

Hungaria dhuron 100 mijë maska dhe 5 mijë kostume mbrojtëse mjekësore