Kërcet arma në Tiranë, plagoset një 38-vjeçar

383
Sigal

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. G

Burime raportojnë se, një person është paraqitur në spital me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit në këmbë.

I plagosur ka mbetur shtetasi Santi Xhaferi, 38 vjeç, i cili ka shkuar menjëherë në Sanatorium, për të marrë ndihmën e parë mjekësore

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por nga raportimet e para bëhet e ditur se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur pranë Sanatoriumit, në  zonën e Saukut, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/ve.