Basha: Salianji mori dënim politik, Rama po i mbyll gojën mediave

417
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi në takimin me kryesinë dhe ish-deputetët se situata ekonomike dhe politike në vend është rënduar “pas dështimit të qeverisë për të menaxhuar pasojat e tërmetit dhe nga përpjekja kriminale për t’iu mbyllur gojën mediave”.

“Rama kërkon t’u mbyllë gojen mediave, duke i bërë presion kujtdo që hedh dritë mbi abuzimin dhe korrupsionin. 

Qëllimi i Edi Ramës është mbyllja e gojës së opozitës për faktin e vetëm se kemi zbuluar dhe denoncuar lidhjet e këtij pushteti me krimin, vjedhjen e fondeve, korrupsionin dhe PPP korruptive,” tha Basha.

Sipas kreut të PD, “Ervin Salianji mori dënim politik, sepse denoncoi përfshirjen në trafik droge të Ministtrit të Brendshëm”.

“Dënimi i Salianjit tregon se si po e përdor Rama drejtësinë. Tahiri, që kanabizoi Shqipërinë me Ramën, dënohet me punë në shërbim të komunitetit, Salianji që denoncoi trafikun e drogës, dënohet me burg,” tha Basha.