“Sherr” grash në KQZ, Lefteria ironizon Shtjefnin: Do të të çojmë drejtoreshë burgjesh

477
“Divorci” i kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefteri Luzi me Partinë Demokratike tani duket se është evident.
Thuajse në çdo mbledhje ajo përplaset me anëtarët e KQZ-së të propozuar nga opozita.
Sot ajo debatoi jo pa ironi me anëtaren Vera Shtjefni.
Gjatë diskutimit të listave të zgjedhësve dhe se ku do të votojnë të burgosurit, anëtarja Shtjefni mbajti një fjalim të gjatë arsyetues.
Por zgjatja në kohë duket se nuk i ka pëlqyer kryetares Lleshi.
Debati në KQZ
Lefteri Luzi: Faleminderit zonja Shtjefni edhe për fjalën e gjatë. i bëre të gjitha edhe detyrën e drejtorit të burgjeve, edhe të KZAZ-së, të gjitha.
Vera Shtjefni: Se sa flas unë nuk ju takon ju të komentoni.
Lefteri Luzi: Ju thoni edhe si duhet të veprojë gjykata, edhe çfarë duhet të bëjë KZAZ. Kodi e ka të përcaktuar çfarë duhet të bëjë KQZ-ja. Ju lutem të jemi të përmbledhur në atë që themi dhe vetëm në atë që i takon KQZ-së. Zgjatemi kot pa fund dhe nuk kemi zgjidhje.
Vera Shtjefni: Arsyetimi ligjor nuk ishte i gjatë.
Lefteri Luzi: Ti bëre edhe gjykatësin edhe drejtorin e Burgjeve edhe KZAZ. Po i heqim të gjitha dhe po ju çojmë juve atje.
Sigal