Mbillnin kanabis, arrestohen dy shqiptarë në Angli

1065
Sigal

Policia britanike, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit shqiptar ka arrestuar tre persona, dy shqiptarë dhe një britanik.

Shqiptarët u kapën në një fermë kanabisi në Cloune dhe Cresuell. Të arrestuarit akuzohen për prodhim e shitje të lëndëve narkotike. Arrestimet dhe akuzat u bënë të mundshme me ndihmën e ekipit britanik të specializuar të krimit dhe inteligjencës, të cilët kanë lidhje me oficerët e forcave policore evropiane dhe ndërkombëtare, të cilët mund të ofrojnë mbështetje dhe të sigurojnë kontrolle urgjente në rastet që përfshijnë shtetas të huaj, shkruajnë mediat në gjuhën angleze.

Policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Në pranga kanë përfunduar shqiptarët Daniel Cela 23 vjeç dhe Danjel Ibrushi 25 vjeç, të dy pa një adresë fikse, por me origjinë nga Shqipëria. Ata janë marrë në pyetje nga oficerët e policisë, duke u akuzuar zyrtarisht për trafik droge. Dy të arrestuarit janë dërguar në paraburgim.

Një i moshuar 64-vjeçar nga Leicester është arrestuar gjithashtu me dyshimin se ka lidhje me trafikun e lëndëve narkotike të llojit B. Një zyrtar lokal policor deklaroi se operacioni antidrogë shërbeu për komunitetin, kurse ka shtuar se shërbimet po punojnë për të luftuar këtë fenomen.