Kavajë/ Vri.tet më një plumb në kokë Arjan Gosa, vëllai i tij u vra një muaj më parë

118
Sigal

Një person ka mbetur i vrarë me plumb në kokë në një lokal në Kavajë.

Mësohet se viktime e këtij atentati mafioz ka mbetur Arjan Gosa vëllai i Edmond Gosës i vrarë një muaj më parë.

Ngjarja është shënuar në orën 18:00 në një lokal afër shkollës rilindja.

Një person dyshohet se është futur në  lokal dhe  e ka qëlluar me armë. Persona të tjerë gjithashtu ndodheshin në lokal.

Autoritetet janë në mbledhjen e provave.

Janë sekuestruar kamerat e sigurisë gjithashtu janë shoqëruar persona që janë dëshmitarë okularë.

Hetimi e lidh këtë ngjarje, me ngjarjen e ndodhur pak muaj më parë, ku vëllai i tij u vra me shtetasin Altin Rexha.

Edmond Gosa dhe Altin Rexha vranë njëri tjetrin pasi u konfliktuan me njëri-tjetrin.

Por ngjarja sapo ka ndodhur dhe këto janë pretendime paraprake.

Në lokalin ku ka ndodhur ngjarje ka akoma prani të shumtë policore.

Njoftimi:

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 21.05.2023, rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G. 

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.