Tentoi të vjedhë portofolin e një pacienti, pushohet nga puna sanitarja e QSUT

457
Një nga sanitarët e pavionit të Neurologjisë në QSUT, është pushuar nga puna, pasi ka tentuar të vjedhë kuletën e një pacienti që qëndronte i shtruar aty prej disa ditësh. Ndaj sanitares janë marrë masa të menjëhershme duke e pushuar nga puna. Ky veprim ka kaluar në heshtje duke mos u komentuar nga administrata e QSUT-­së. Stafi i pavionit nuk ka pranuar të prononcohet në lidhje me arsyet që mund ta kenë shtyrë sanitaren të kryejë atë veprim.
Sigal