Një i ri shqiptar është arrestuar sot në qytetin Pontedera në Itali. Bëhet fjalë për një 22-vjeçar, i cili teksa po lëvizte në sensin e kundërt u pikas nga policia dhe u arrestua.
Gjatë kontrolleve policia gjeti një sasi prej 4 mijë eurosh si dhe një sasi droge të llojit marijuanë.
Të riut shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije iu konfiskuan paratë pasi dyshohet se i ka përftuar nga aktiviteti i paligjshëm. Aktualisht ai ndodhet në paraburgim.