Aksident i rëndë në aksin Rrogozhinë-Peqin, një person humb jetën

263
Sigal

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Rrogozhinë-Peqin. Sipas të dhënave të para, mësohet se një makine është përplasur me një motor. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motorit. Viktima është një burre rreth moshës 50-vjeç, por ende nuk është bërë i ditur identiteti i tij. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe ka bërë shoqërimin e drejtuesit të makinës në komisariat.