Itali, arrestohet ‘Princesh Eva’ shqiptarja u ‘tradhtua’ nga selfiet

438
Sigal

ITALI – Policia italiane ka arrestuar 32-vjeçaren shqiptare Eva Prek, e njohur me pseudonimin “Princesha Eva”. Ajo ishte dënuar nga gjykata italiane në vitin 2011 me tre vite burg për shitje të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit në 2011-tën në banesën e saj,policia sekuestroi 400 gr heroinë të pastër.
 
Heroina kishte ardhur nga Holanda dhe do të shpërndahej në Itali. Ndërkohë, ajo akuzohet se shfrytëzonte edhe disa vajza rumune për prostitucion.
 
Por, gjatë kësaj kohe 32-vjeçarja ka mundur t’i fshihet drejtësisë italiane.
 
Ajo ka jetuar në Milano me një identitet të rremë. Vetëm se Eva ka bërë një gabim që ka çuar në arrestimin e saj pas 3 vite kërkimesh.  Ajo  merrte pjesë në evenimentet e modës në Milano dhe postonte foto të saj në rrjetet sociale, për këtë arsye, ajo është identifikuar nga policia dhe tashmë është arrestuar.