Buxheti 2015, Rama: Shpresë për të nesërmen, me rritje ekonomike

624
Sigal

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar projekt-buxhetin e vitit 2015 një shpresë për të nesërmen. Nga nga salla e Kuvendit, shefi i qeverisë tha se buxheti i 2015 është ndërtuar për të sjellë rritje ekonomike, por pa zgjedhurasat shtrënguese.

Rama foli për atë që qeveria e tij morri nga qeveria paraardhëse duke theksuar se ishte një rrëmujë e madhe. Marrëveshjen me FMN sipas tij tregoi se është një zgjedhje e duhur. Kryeministri Rama tha se në fund të mandatit 4 vjeçar rritja e konomike do të jetë 4%.


Në projekt-buxhet qeveria planifikon që vitin e ardhshëm të ardhurat totale të arrijnë në 27.8 për qind e Prodhimit Kombëtar, me një rritje prej 49 miliardë lekësh krahasuar me këtë vit.  Qeveria pretendon se ky rezulat i lartë vjen prej luftës ndaj evazionit fiskal dhe jo nga rritja e taksave. 

Ambicja e qeverisë për të vjelur më shumë para nga ekonomia gri mbështet edhe nga deklaratat se gjatë vitit të ardhshëm pritet të ketë një sërë ndryshimesh ligjore dhe proceduriale për të luftuar evazioninin, kryesisht tek kompanitë konçesionare që shfrytëzojnë naftën dhe burimet e tjera të nëntokës. 

Por pavarësisht parashikimeve optimiste të qeverisë, projektbuxheti kundërshtohet ashpër nga Partia Demokratike. Në analizën e opozitës projektbuxheti është shembull i qartë se si një qeveri, jo vetëm nuk mban premtimet e saj për shëndetësi falas, legalizime falas e ulje taksash, por rrit varfërinë ekstreme në vend.