Identifikohet çobani i vrarë në Vlorë

438
Një 20-vjeçar është gjetur i vdekur në fshatin Vranishtë të Vlorës. Nga të dhënat paraprake thuhet se në trupin e të riut ka plagë në kokë, e shkaktuar nga një armë zjarri, por ende nuk është e qartë nëse është vetëvrasje apo vrasje. Viktima është identifikuar disa orë pas ngjarjes si shtetasi Endri Kosteja, 20 vjeç, banues në fshatin Dorëz, Librazhd. Viktima është dërguar i vdekur në Spitalin e Vlorës rreth orës 20:30 të mbrëmjes
Trupi i pajetë është gjetur në fshatin e quajtur Vranishtë e Vlorës. Viktima punonte si çoban në stanin e shtetasve të mëposhtëm. Policia ka arrestuar shtetasin Sheref Lelaj, 74 vjeç, banues në fshatin Mesaplik, Vlorë dhe shpalli në kërkim 2 djemtë e tij, shtetasit V. Lelaj 34 vjeç dhe L.Lelaj, 46 vjeç. Pistat kryesore të hetimit dyshohen “Vetëvrasja” ose “Vrasja nga pakujdesia”. Punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Sigal