Një i ri ka humbur jetën sot në Shkodër. Ngjarja ndodhi në lagjen “Partizani”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se 31-vjeçari me inicialet M.G., dyshohet se ndërroi jetë si pasojë e një arresti kardiak.
“Rreth mesnatës, ka humbur jetën, në banesë, në prani të familjarëve të tij, shtetasi M. G., 31 vjeç, banues në lagjen “Partizani”. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 31-vjeçari e ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar ligjërisht shkakun e vdekjes së këtij shtetasi.”, thuhet në njoftimin e policisë.