Fluturoi gruan nga dritaraja si në filma, dëshmia e burrit: “Isha i nxehur, doja ta trembja, jo ta vrisja”

401
Sigal

“Debatuam me njëri tjetrin. Në gjaknxehtësi e sipër e shtyva. Ajo ra nga dritarja”. Kështu ka deklaruar për policinë Ferdinand Ruko i cili vrau bashkëshorten e tij Lilianën duke e hedhur nga dritarja e banjës së banesës së tyre në katin e katërt. Ruko është marrë në pyetje nga policia e Fierit dhe ka deklaruar se nuk ka patur qëllim ta vriste, por e kishte bërë në gjaknxehtësi e sipër.

Çifti kishte patur një sherr të fortë pak minuta para ngjarjes dhe burri më pas ka ndërmarrë aktin ekstrem duke e hedhur gruan nga dritarja. Fillimisht ngjarja u raportuar si vetëvrasje, por dëshmitarët dhe fqinjët e familjes Ruko deklaruan se kishte qenë Ferdinandi ai që e kishte shtyrë nga dritarja dhe gruaja kishte qenë lakuriq. Madje 43-vjeçarja ishte përpjekur të mbahej por ai e kishte shtyrë me këmbë.

Megjithatë burri-vrasës ka thënë krejt të kundërtën në polici se “nuk kishte asnjë qëllim ta vriste”.
Çifti ishte kthyer dy javë më parë nga Gjermania ku kishin kërkuar azil, por nuk e kishin fituar. 43-vjeçarja ishte nënë e dy fëmijëve.

Edhe pse në vendngjarje ka shkuar menjëherë ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë 43-vjeçares, ajo sërish nuk ka mundur të mbijetojë.