Helmohen 40 turistë italianë nga ushqimi në Vlorë

540
Rreth 40 turistë italianë janë helmuar sot në qytetin e Durrësit, duke u transportuar menjëherë në spital. Turistët kanë shfaqur shqetësime shëndetësore me simptoma helmimi, të vjella dhe diarre. Ata ishin akomoduar në një hotel në qytetin bregdetar, ku pas njoftimit për helmimin, kanë shkuar menjëherë në ndihmë të tyre 5 ambulanca të spitalit. Mësohet se turistët kanë marrë mjekimet e duhura dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ata kanë treguar se simptomat e para të helmimit kanë nisur që në Vlorë. Për këtë arsye, dyshohet që të huajt të jenë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar në hotel, në qytetin e Vlorës. Autoritetet në këtë qytet kanë nisur inspektimin në hotelin ku kanë qëndruar turistët.
Sigal