Shikoni si i vjedh biçikletat në mes të Tiranës

537
Një 21 vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia si autor i vjedhjes së biçikletave. 

Policia thotës e Drilon Lila ishte shpallur në kërkim pasi i është arritur ti dokumentohet me prova ligjore se është autor i dyshuar i vjedhjeve të 10 biçikletave, në zona të ndryshme të Tiranës. 

Lila është autor i disa vjedhjeve: 
1. Më datë 18.04.2017, në rrugën “Abdyl Frashëri”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit A. T.
2. Më datë 15.04.2017, në rrugën “Sulejman Delvina”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit F. M.
3. Më datë 21.04.2017, në rrugën e “Kavajës”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit B. D.
4. Më datë 18.05.2017, në rrugën “Sulejman Delvina”, ka vjedhur biçikletën e shtetases K. K.
5. Më datë 22.04.2017, në rrugën “Sulejman Delvina”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit A. D.
6. Më datë 24.04.2017, në rrugën “Marko Boçari”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit E. A.
7. Më datë 25.04.2017, në rrugën “Medar Shtylla”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit O. Th.
8. Më datë 08.05.2017, në rrugën “Abdyl Frashëri”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit O. Z.
9. Më datë 21.05.2017, në rrugën e “Kavajës”, ka vjedhur biçikletën shtetasit E. Q.
10. Më datë 28.05.2017, në rrugën e “Ibrahim Rugova”, ka vjedhur biçikletën shtetasit P. A.

Nga deklarimet e marra shtetasit Drilon Lila, ka pranuar kryerjen e këtyre vjedhjeve të sipër përmendura.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy biçikleta të dyshuara të vjedhura nga ky shtetas. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera biçikletash në zona të ndryshme të Tiranës, ku ky shtetas dyshohet të jetë autor.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.
Sigal