Sekuestrohen 28 kg marijuanë, arrestohet në Itali 37-vjeçari shqiptar

502
Policia italiane ka arrestuar një 37-vjeçar shqiptar me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndës narkotike. Sipas policisë italiane, në një garazh në përdorim të tij u gjetën 28 kilogramë marijuanë, 1 kilogram kokainë, 47 telefona celularë, 25 mijë euro.

Gjithashtu, policia gjeti edhe 6 automjete të përdorura për transportimin e drogës, si dhe materiale për konfeksionimin e dozimin e lëndës narkotike. Mediat italiane raportojnë se prej më se një viti, shqiptari rezident në komunën Villafranka në provincën e Veronës, vëzhgohej nga agjentët e Policisë së këtij qyteti si një person i lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës.

37-vjecari Artur Petushi, konsiderohet nga policia italiane si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës që veprojnë në zonën e Veriut të Italisë, me lidhje me organizatat kriminale ndërkombëtare. Dhe pse shumë herë të tjera është hetuar nga policia italiane, Astrit Petushi ka mundur gjithmonë t’i shpëtoj urdhrit të arrestimit.
Sigal