Gjykata jep vendimin për 14 të akuzuarit që dogjën materialet zgjedhore

187
Sigal

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka marrë vendimin për 14 personat e akuzuar për prishje të materialeve zgjedhore në KZAZ 16 e 17, në Qershor të vitit 2019 pas dy vitesh proces gjyqësore.

Bëhet fjalë për Ilirian Çeliku, Fatmir Molla, Sokol Lela, Mehmet Limani, Paqsor Elezi, Myrteza Gjini, Adriatik Lika, Xhavit likursi, Haki Likursi, Shkëlzen Uka, Riza Disha, Xhovalin Gjeçi, Edmond Lala dhe Alehandro Muharremi.

Bëhet me dije se këtë të hënë Gjykata ka dënuar 4 persona me punë në komunitet dhe 6 me shërbim prove nga 2 deri në katër vite.

Katër persona të tjerë Haki Likursi, Adriatik Lika, Edmond Lala, Azbi Kurtagja janë dënuar nga gjykata me nga 6 muaj deri në 2 vite e gjyëëm burg. Kryetari i Partisë Demokratike Mat, Arjan Lika e cilësoi këtë vendim si të padrejtë dhe të motivuar politikisht. Ai tha se vendimi i gjykatës do të apelohet pasi protesta ishte e drejtë qytetare.

Ndërkohë kujtojmë se në Qershor të vitit 2019 mbështetës të Partisë Demokratike protestuan në të gjithë vendin duke djegur materialet zgjedhore që ishin pranë Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor, për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit dy vite më pare.