Gjendet në Memaliaj trupi dekompozuar i një gruaje në anë të lumit

410
Sigal

Është gjetur në ujërat e lumit Vjosa pranë Memaliajt, trupi i pajetë i një gruaje rreth të 40-tave, e cila është ende e paidentifikuar.

Ka qenë një i ri ai që ka lajmëruar Policinë e Memaliajt, pasi ka konstatuar kufomën gjysmë të dekomopozuar, që dyshohet se e ka nxjerrë rrjedha e lumit.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe Policia e Tepelenës, ku kanë nxjerrë trupin e pajetë të gruas, duke e transportuar në morgun e spitalit të Tepelenës.

Po punohet për zbulimin e identitetit të saj, si dhe arsyet e mbytjes.

Në ditët e fundit nuk ka pasur raportime për zhdukjen e ndonjë gruaje, që mund të çonte më lehtë në identifikimin e saj.