Analizë nga Vangjush Saro: Me dhe pa Amerikën…

451
Sigal

Nuk e besoj se ka ndonjë vend e shtet tjetër në Ballkan, në Europë jo se jo, që të jetë kaq i varur nga “humori” i të huajve, të cilët për të ngushëlluar veten, ne i quajmë partnerë. Boll, se latë nam, vendosni fjalën  “dinjitet” me gërma të mëdha dhe boll u ulët në gjunjë “lepe-peqe” para ambasadorëve, se vendin po e çoni drejt greminës.

Me dhe pa Amerikën…

Nga Vangjush Saro

Zyrtarët e lartë shqiptarë, edhe ata që drejtojnë aktualisht, vetë Kryeministri Edi Rama,

gjenden   në   një   situatë   komike   sa   i   përket   marrëdhënieve   me   Perëndimin,   domethënë   me Amerikën dhe BE-në. Nuk e besoj se ka ndonjë vend a shtet tjetër në Ballkan, në Evropë jo se jo, që të jetë kaq i varur nga ‘humori’ i të huajve, të cilët, për të ngushëlluar veten, ne i quajmë partnerë. Brenda ‘barkës’ sonë të vogël, të cilën abuzimet dhe konfliktet e sajuara politike po e mbysin, ka kuptime të ndryshme për partneritetin dhe vasalitetin, për mbijetesën gjithashtu. Kjo është një histori e vjetër, tipike shqiptare, histori që është shkruar sa nga e keqja, aq edhe për shkak të prapambetjes së përgjithshme në disa aspekte. Një ish-agjent amerikan, i propozuar për ambasador në Gjermani (Douglas Macgregor), është lëshuar këto ditë kundër shqiptarëve, duke lënë të kuptohet se NATO bëri gabim që sulmoi Serbinë  dhe  lejoi   bërjen  e  Kosovës.   (Disa  spekulime  islamiste  këtu,   për  çka  nuk   mund  të

justifikohemi dot, janë në themel të kësaj shfryrjeje.) Por raportet herë pas here të vështira të Shqipërisë   e   Kosovës   me   Perëndimin   dhe   Amerikën,   dyzimi   i   një   pjese   të   politikës mbarë shqiptare në këto raporte, gjithashtu të çojnë në pikëpyetje dhe paqartësi…

Me të vërtetë, ç’janë për ne Perëndimi dhe Amerika? Partnerë apo padronë? Çfarë kërkojmë ne  shqiptarët  nga  Perëndimi  dhe  Amerika?  I  duam,  s’i  duam,  i  ngremë  në  qiell,  pastaj  iu shmangemi, i shtyjmë tutje, i përflasim, pastaj prapë iu servilosemi, i thërrasim si arbitër, iu largohemi sërish dhe më pas iu lutemi edhe njëherë të mos na braktisin, më tej prapë i shtyjmë…

Shikoni, vërtet e zgjata pak, por nuk është figurë stilistike, është realitet. Më kujtohet, në gjimnaz

(“Raqi Qirinxhi”, Korçë) në një orë të stërvitjes ushtarake (që sapo kishte filluar të aplikohej, si fillim në klasë) një instruktor ushtarak, po na fliste për ndërlidhjen, për rëndësinë e saj, lufta, komanda, Stalini, Enveri, ‘fusha, unë mali, si më dëgjon’, etj. Në një moment, një shoku ynë u afrua   te  radiomarrësja,   mori   mikrofonin  në   dorë  dhe   thirri   me   shaka:  “Hello!”   Instruktori ushtarak zbardhi sytë, pastaj u nxeh, madje humbi toruan, filloi të ulërinte si bishë: “Mooos! Ç’na   bëre,   more   i   poshtër?   Po   kjo   është   një   parrullë   armike,   o   faqezi…   Hiq   duart   nga radiomarrësja! Skandaaal!” Oficeri ishte i ri, ishte edhe letrar e shkruante poezi. Por ajo “Hello!”e kishte bërë një grusht. Dhe askush nuk e dinte si mund të shkonte puna më tej. Ai nuk pushonte së bërtituri, thamë se do të shkulte flokët, do t’i binte murit me kokë, me grushta… “Të mblidhet shkooolla, ku është sekretari i partiiisë, i riniiisë, drejtooori…” Që t’i marr me radhë, drejtor ishte Guri Pandeli, një burrë i urtë, i pabujë dhe që s’ua vinte veshin ekstremistëve; sekretare e rinisë (jo e klasës, por e gjimnazit madje) ishte Elidiana Abazi (Canaj), shoqja jonë e klasës, vajzë dhe nxënëse e shkëlqyer, që nuk ndahej kurrë nga ne dhe nuk shiste askënd; sekretari i partisë ishte një trajnier i njohur, anipse pak strikt; kështu që nuk ndodhi kurrfarë gjëje…E kujtoj këtë episod dhe mund të kujtoja edhe shumë episode të tjera, kur me mburrjet tona na duhej ‘të vinim përpara’ Amerikën, Anglinë, Italinë, Greqinë, ish-Jugosllavinë, BS-në, krejtbotën e të mos gjenim asnjë më të mirë e më të ‘drejtë’ se veten tonë… Pastaj mendoj që sot, më shumë se gjysma e shoqeve dhe shokëve të mi të gjimnazit jetojnë në Amerikë, në Kanada dhe vende të tjera perëndimore. Dhe prapë nuk e kuptoj çfarë donim dhe çfarë duam ne shqiptarët. Asnjë nuk na pëlqen, asnjë nuk na hyn në sy, jetë e mot delirantë e patetikë, nga njëri ekstrem në tjetrin, puthim e pështyjmë pareshtur… a thua kishim dhe kemi në dorë fatet e të gjithëve. Kurse vetë fati ynë është kaq i trishtë! Si është e mundur që nuk gjejmë dot asnjëherë normalitetin, raportin e duhur me të tjerët? Prapë restrospektivë. Në fillim të viteve ‘90, kur ia behu në Tiranë edhe Xh. Bejker nga SHBA, në sheshin ‘Skënderbej’ u bë një miting e madh dhe u fol për demokraci, për përparim, për miqësinë me Perëndimin, për Amerikën… Një nga psikopatët që drejtonte atë miting, në një moment iu kërkoi pjesëmarrësve që në nder të Amerikës e të mysafirit të lartë… të uleshin në gjunjë. Një pjesë e madhe në shesh, u bindën sakaq, a thua do të faleshin… Kam qenë në atë miting me një nga shokët e mi më të afërt, Koço Broka, me profesion ekonomist, me përkatësi politike socialist, por një nga njerëzit më të ndershëm dhe më kërkues që kam njohur. Filloi mes nesh një dialog se ç’duhej të bënim, të rrinim apo të iknim; ajo thirrje idiote për gjunjëzim, na trazoi shumë, mbase ende sot na bën me nerva… (Nga kjo ‘dashuri’ e madhe, e shtirur, më pas, çuditërisht, ‘historia’ e marrëdhënieve të opozitës së atëhershme me Amerikën, në dukje vetëm me ambasadorët e saj, shënoi vetëm konflikte dhe moskuptime, ku binte në sy protagonizmi i politikanit më të diskutuar e më të diskutueshëm të tranzicionit, Sali Berisha.) Edhe sot, shteti shqiptar është ulur në gjunjë përpara Amerikës e Perëndimit dhe veç tund kokën e bën “Amen!” Ja ky patetizëm shekullor, kjo endje nga njëri skaj në tjetrin, ky servilizëm i turpshëm, kjo shtirje e ulët, kjo bindje me sytë mbyllur e kjo sjellje prej argati, nuk më kanë pëlqyer asnjëherë. Nuk paska rëndësi flasim apo jo me njëri-tjetrin, këtu e në Kosovë, nuk paska rëndësi   nëse   na   duhet  mes  vedi ndonjë marrëveshje,   nuk   paska   rëndësi   nëse   kemi   ndonjë platformë për ta bashkuar vendin e për të vënë mbi baza luajaliteti marrëdhëniet me këdo… E ‘rëndësishme’   është   vetëm   të   mos   mërzitet   Amerika,   e   ‘rëndësishme’   është   vetëm   të   mos mërzitet BE-ja. Pra, hajde t’i biem në gjunjë e t’i bëjmë lepe-peqe Amerikës! Hajde t’i biem në gjunjë e t’i bëjmë lepe-peqe BE-së! Se ç’bëhet në vend, se si autoritarizmi dhe abuzimi janë kthyer në program, se si ndëshkimet orientohen politikisht e sipas tarafeve, se si shkon tatëpjetë shteti, të dyja shtetet, këtë e gëlltisin njerëzit…  Vetëm   një   naiv   ose   një   keqdashës   nuk   e   kupton   se   sa   rëndësi   kanë   marrëdhëniet   me Amerikën e Perëndimin në tërësi. Por duhet të jesh një mijë herë naiv të mendosh se ata janë kthyer nga ne dhe nuk mendojnë gjë tjetër e nuk kanë interes tjetër… veç të na shpëtojnë ne, të na nxjerrin në dritë ne, të na bëjnë ne… vendin më të lumtur të Ballkanit. O, ç’mjerim! Në një nga qeveritë e shkuara socialiste, një nga ish-Ministrat e Jashtëm mori dikur rrugën gjer në Brazil e Argjentinë; as ai vetë s’e dinte ç’kërkonte gjer atje. Kjo kakofoni, kjo dritëshkurtësi na ka mbërthyer edhe sot e gjithë ditën. Shikoni, unë bëj çfarë të dua, shkatërroj e ndërtoj si të dua, bredh si të dua, ndëshkoj si të dua; dhe ju vë poshtë, sepse kam me vete Amerikën… Në fakt, askush nuk e ka me vete atë. Ajo, në parim, mbështet demokracinë; por në realitet, mbron interesat e saj në rajon. Është e pamundur që duke qenë i vogël të diktosh apo të mbijetosh  i vetmuar. Gjithsesi – se lamë nam jetë e mot – më e pakta, në programet e qeverive dhe të forcave politike, fjala ‘dinjitet’ duhet shkruar me shkronja të mëdha e duhet cilësuar kuotë.