Futbolli në zi, ish-mesfushori i Premier League vdes në stërvitje

510
Futbolli goditet nga një tjetër tragjedi. Ish-mesfushori i Newcastle, Cheick Tiote ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare pas një ataku kardiak të pësuar gjatë seancës stërvitore në Kinë ku edhe ai luan.
Tiote, i cili u transferua vetëm katër muaj më parë te skuadra e Beijing Enterprises, që militon në kategorinë e dytë të kampionatit kinez, raportohet se u dërgua me urgjencë në spital gjatë kësaj të hëne.
Pavarësisht ndihmës së shpejtë dhe të gjitha përpjekjeve nga stafi mjekësor, u raportua se futbollisti nga Bregu i Fildishtë kishte ndërruar jetë.
Sigal