FOTO/ Policia i prish pazarin e drogës mes pyjeve të Selanikut, pranga shqiptarit dhe 3 grekëve

622
Operacioni i policisë greke në një zonë pyjore të Selanikut ka përfunduar me sekuestrimin e 27 kg drogë si dhe arrestimin e 4 personave.
Policia ka ndërhyrë në një moment shit-blerje droge mes dy makinave duke u ndërprerë kështu pazarin. Ne pranga ranë nje shqiptar 28-vjec dhe tre greke mes te cileve një femër, të moshes 20, 32, 39 vjec.
Në një operacion tjetër policia greke ka sekuestruar gati 67 kg drogë.
Autoritetet fqinje ndoqën automjeti që vinte nga kufiri i gjelbër për ta ndaluar më pas në Larisa të Greqisë.
Ne mjetin e ndaluar u gjeten 31 pako që përmbanin 66 kg 618 gram marijuanë. Në pranga ra drejtuesi i mjetit shqiptar 41-vjeç, pa leje drejtimi. Sipas policisë greke mjeti ishte në pronesi të nje greku 41-vjec, i shpallur në kerkim. Ne mjet u gjetën dhe sekuestruan 350 euro
Sigal