I burgosuri mbërrin i pajetë në spitalin e Lezhës, ja çfarë dyshohet

103
Sigal

Një i burgosur ka mbërritur pa shenja njete në spitalin rajonal të Lezhës. Mësohet se 64-vjeçari që vuante dënimin në burgun e Shën Kollit, ka pasur probleme shëndetësore dhe vdekja dyshohet të ketë ardhur për shkaqe natyrale.

Trupi i tij i pajete do të dërgohet në morg për percaktimin e shkaqeve të verteta te vdekjes.