Aksident në Durrës, makina përplas motorin, plagosen dy persona mes tyre dhe 15-vjeçari

123
Sigal

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Maminas të Durrësit.

Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se një makinë ka përplasur një motomjet.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona, drejtuesi dhe pasagjeri i motorit.

Gjithashtu mësohet se të lënduarit janë dëmtuar shtetasit V. H. dhe shtetasi i mitur K. R., 15 vjeç (pasagjer në motomjet), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Në Maminas, Durrës, automjeti me drejtues shtetasin A. S., 41 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin V. H., 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar shtetasit V. H. dhe shtetasi i mitur K. R., 15 vjeç (pasagjer në motomjet), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.