Shkaktoi aksidentin me 3 viktima dhe 4 të plagosur, arrestohet shoferi 28 vjeçar

107
Sigal

Policia e Dibrës ka arrestuar shtetasin 28 vjeç Edison Lazi pasi ditën e djeshme ka shkaktuar aksidentin tragjik ku mbetën të vdekur tre persona në ‘Rrugën e Arbrit’.

Sipas njoftimit të policisë, në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë në urën e fshatit Gjoricë duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, 28 vjeçari nga fshati Bllatë është përplasur me një automjet tjetër tip ‘Benz’, që drejtohej nga shtetasi Kujtim Istrefi 57 vjeç, banues në Maqellarë.

Si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën drejtuesi i mjetit shtetasi Kujtim Istrefi (Dehari ) – 57 vjeç (Maqellarë – Dibër), Murat Istrefi (Dehari) – 76 vjeç (Maqellarë – Dibër), Lulëzime Istrefi (Dehari) – 45 vjeç (Maqellarë – Dibër).

Të plagosur mbetën, Mërgim Lazri – 25 vjeç (Bllatë e Epërme – Dibër), Edison Lazri – 29 vjeç (Bllatë e Epërme – Dibër), Firuze Istrefi – 56 vjeç (Maqellarë – Dibër), Kadrie Markeçi – 19 vjeç (Shupenzë -Dibër).

Njoftimi/ DVP Dibër

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Dibër, arrestuan shtetasin E.L., 28 vjeç, banues në fshatin Bllatë, Dibër. Arrestimi i tij u bë pasi me datë 04.01.2023 rreth orës 18.15, në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë në urën e fshatit Gjoricë duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, është përplasur me një automjet tjetër tip ‘Benz’, që drejtohej nga shtetasi K.I., 55 vjeç, banues në Maqellarë.

Si pasojë e këtij aksidenti  humbi jetën drejtuesi i mjetit shtetasi K.I., dhe dy pasagjerët  M.I(D), 74 vjeç; L.I., 51 vjeçe. Po si pasojë e këtij aksidenti mbetën të lënduar shtetaset F.I., 55 vjeçe; K.M., 18 vjeçe; M.L., 24 vjeç dhe shtetasi E.L, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.