Forcat Speciale “krehin” Elbasanin, operacion i shtrirë në disa lagje

529
Pas takimit që kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako zhvilloi në drejtorinë e bluve në Elbasan, një aksion i madh nisi për arrestimin e personave me precedentë penale.
‘BalkanWeb’ mëson se operacioni është shtrirë në disa lagje të qytetit, ndërsa raportohet për disa të arrestuar deri tani. Takimi i Çakos vjen tre ditë më parë, ku një ‘Audi’ i blinduar goditi automjetin që drejtohej nga zv.drejtori i policisë së Elbasanit, Gjergj Oshafi. Nuk dihen ende detaje se çfarë porosish u ka dhënë Çako drejtuesve të Policisë.
Prej disa kohësh, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’ denoncime nga qytetarë dixhitalë lidhur me faktin se sipas tyre në Elbasan sundon terrori nga bandat kriminale. Duke qëndruar tek arrestimet e ditës së sotme, ende nuk dihen identitetet e personave të prangosur.
Sigal