Flet e fejuara e 22-vjeçarit që u vra në Itali: Gjergjin e vranë

504
E fejuara e 22-vjeçarit Gjergji Gjoni, i cili u vra me armë zjarri nga një pensionist në Vaprio D’Adda në Milano, kundërshton versionin e autorit të vrasjes, i cili pretendon se qëlloi për vetëmbrojtje, pasi i riu kishte hyrë në banesën e tij për të vjedhur. Në një intervistë për mediat italiane, Mirela u shfaq e dërrmuar, me lot në sy dhe krejt e përhumbur. “Por për çfarë vetëmbrojtje flasin ata, Gjergjin e vranë. Tani ai nuk kthehet më, kush do të ma kthejë?”- është shprehur vajza shqiptare.

Ndërkohë, pensionisti italian pretendon se e ka qëlluar shqiptarin në shtëpi dhe më pas e nxori trupin e pajetë jashtë. Por hetuesit nuk kanë gjetur shenja gjaku brenda në shtëpi, çka ngre dyshimet se 22-vjeçari mund të jetë vrarë në shkallët e jashtme të shtëpisë dhe jo brenda saj. Sipas mediave italiane, Gjergji Gjoni futej shpesh në shtëpitë e italianëve për të vjedhur. Ai jetonte në Trezzo sull’Adda me të fejuarën e tij, e cila bëri të mundur edhe identifikimin e trupit të tij në morg.
Sigal