32-vjeçari grabit karburantin nën kërcënimin e sëpatës, në Vlorë

160
Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas për vjedhje me dhunë. Në pranga ka rënë Klodjan Pasho, 32 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Vlorë. Më datë 22 tetor 2015, gjatë natës ky shtetas ka vjedhur një automjet tip “Fiat” me targë VL 7210 B, në pronësi të shtetasit: A.L., 43 vjeç, në lagjen “10-Korriku”.
Në mesditë, Klodjan Pasho ka marrë automjetin dhe rreth orës 13:00, ka shkuar tek karburanti “En…” në periferi të qytetit të Vlorës dhe e ka furnizuar automjetin e vjedhur me 30 litra benzinë, nën kërcënimin e një sëpate që e mbante në dorë dhe është larguar në drejtim të fshatit Xhuerinë.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të këtij personi dhe kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit si dhe kapjen dhe arrestimin e tij në flagrancë, pranë një kanali, në fund të fshatit Xhuerinë. Policia ka sekuestruar një automjet tip “Fiat”, me targë: VL7210B dhe një sëpatë, në cilësinë e provës materiale.
Sigal