I shpëtoi kontrolleve, ja si u fut gazi lotsjellës në Kuvendin e Kosovës

449
Deputetët e opozitës së Kosovës kanë gjetur një mënyra të futjes së bombolave me gaz lotsjellës në ambientet e Kuvendit, pa u vërejtur. Kjo u bë, duke nxjerrë bombolat plastike të gazit prej mbajtëses metalike. Në këtë mënyrë, sipas mediave , bombola është zhveshur prej pjesëve metalike, duke e bërë të padallueshme prej skanerëve me rreze X të vendosur në hyrje të Kuvendit të Kosovës. Kjo është mënyra sesi deputetet e opozitës po e evitojnë sistemin e monitorimit, i cili reagon vetëm në sendeve metalike.

Javën e kaluar, shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, deklaroi se granatat me gaz lotsjellës i kanë futur nëpërmjet policisë, duke u përpjekur që të jepte përshtypjen e pasjes së bashkëpunëtorëve në organet e sigurimit, mirëpo me sa duket ekspertiza dhe eksperienca luftarake e disa prej figurave të opozitës ka qenë ajo që ka mundësuar futjen në Kuvend të bombolave me lotsjellës.
Sigal