Fier, 21-vjeçari përplas të miturin, në gjendje të rëndë

543
Një fëmijë i mitur ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pasi është goditur nga një automjet.
Rreth orës 15:15, në aksin rrugor Strum-Suk, në fshatin Suk, automjeti tip “Benz” me targa FR 4741 D me drejtues Nikolin S., 21 vjeç, ka goditur një fëmijë të mitur 3 vjeç i cili ishte duke kaluar rrugën.
I mituri ndodhet në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë.
Nikolin S. është shoqëruar në Stacionin e Policisë Roskovec.
Policia thotë se “grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes”.
Sigal