EMRI/ Shpërndante kokainë, kush është 19-vjeçari nga Kurbini që u arrestua nga policia

451
Sigal

Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me një sasi kokaine. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Kristian Ndoci.

Të njëjtat burime thanë se të riut iu kapën 4 doza kokaine.

NJOFTIMI I POLICISE
Sekuestrohen 4 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë si dhe arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre
Më datë 22.05.2018, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të narkotikëve, pas një pune hetimore të mirëorganizuar, nga forcat policore të Seksionit kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u bë i mundur kapja në flagrancë e shtetasit:
– Kristian Ndoci, 19 vjeç, banues në Kurbin.
Në Kurbin, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 doza lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, të cilat i mbante për ti shitur. Vepra penale në ngarkim të tij “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
Materialet proceduriale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.