Një automjet raportohet se është djegur pak minuta më parë në qendër të qytetit të Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Rinia’ pranë Teatrit ‘Skampa’.
Nuk ka ende informacion nga Policia nëse kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale apo të qëllimshme.
Në këto momente Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendngjarje.
Nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa mësohet se mjeti i djeguar është një ‘Seat Ibiza’, i cili ka qenë në ecje e sipër kur drejtuesi i mjetit ka konstatuar flakët.