Një 3-vjeçar është kafshuar nga një qen në Tiranë. Si pasojë e incidenit i mituri ndodhet në spital dhe ende nuk dihet gjendja e 3-vjeçarit.
Gjithashtu bëhet me dije se pronari i qenit është vënë nën hetim pasi incidenti ka ndodhur në banesën e tij.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: Xh. S., 35 vjeç, pasi qeni i tij ka kafshuar një të mitur 3 vjeç, në oborrin e banesës së 35-vjeçarit.
Aktualisht 3-vjeçari është në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.