Drejtonte një motomjet triçikël pa leje, 21-vjeçari aksidenton nënën e tij

453
Policia Rrugore e Lushnjes ka arrestuar në flagrancë një 21-vjeçar në hyrje të fshatit Shenepremte të Lushnjes, pasi ka aksidentuar nënën e tij. Artan Xhafa, banues në lagjen Nr.2 Rrogozhinë është arrestuar pasi drejtonte një motomjet triçikël të modifikuar, 100cc, pa targë, pa dokumente, i pa paisur me leje drejtimi dhe ka aksidentuar nënën e tij M.Xh 43 vjeç, pasi ka dalë nga rruga. M.Xh ndodhet në Spitalin e Kavajës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Materialet janë dërguar në Prokurorinë e Gjykatës së shkallës së parë Lushnje për veprat penale”Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt.”
Sigal