‘E njihja, ka ardhur disa herë në shtëpi’, e mitura akuzon për përdhunim 15-vjeçarin me probleme të shëndetit mendor

103
Sigal

Një 15-vjeçar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur është ndaluar nga Policia e Pogradecit pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 12-vjeçare. Denoncimin në Polici e ka bërë vetë 12-vjeçarja në prani të prindërve dhe psikologes.

Vajza ka rrëfyer se e njihte djalin dhe se ai kishte hyrë disa herë në shtëpinë e saj. Vajza ka treguar se marrëdhënia është kryer pa dëshirën e saj. Ndërkohë sipas informacioneve mësohet se 15-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe për këtë merr dhe mjekime pasi është i kartelizuar në spital.

 NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e një 15-vjeçari, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me një 12-vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.